Atentati në Rinas, Berisha me akuza të forta: Muçi Shaljani financues i fushatës së Ervin Hoxhës, Dani badigard i Blendi Gonxhes

Politikë

Atentati në Rinas, Berisha me akuza të forta: Muçi Shaljani

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi atentatin pranë Rinasit, për të cilën tha se është një vepër e eksponentëve të krimit.

Për të plagosurin, Muç Shaljani apo Sheqeri, kryedemokrati tha se ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ndërsa për viktimën, Gilmando Dani, tha se ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.

“Ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë.

Breshëritë e kallashnikovit dhe pistoletës që u shkrehën mbi trupin e Danit dhe Shaljanit vetëm pak minuta para apo pas se të kalonte një delegacion, i cili shoqërohej me eskortë policie, dëshmon e pasigurisë ekstreme që ekziston në këtë vend në çdo skaj, në çdo qoshe.

Por unë i rikthehem kësaj çështje për një faktor tjetër që mediat po e mohojnë, po e censurojnë.

Muç Shaljani apo Sheqeri ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Dhe kjo është e faktuar dhe dokumentuar.

Muç Shaljani është angazhuar me të gjithë bandën dhe paratë e tij të krimit në blerje votash për ministrin Hoxha dhe në mbështetje të tij.

Shaljani është anëtar aktiv i të njëjtës bandë me Danin.

Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.

Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha.

Ai ka përdorur të gjithën bandën e tij, se në fakt Dani ishte eksponenti më kryesor i akuzuar për një seri vrasjesh dhe aktesh të tjera, i bandës famëkeqe të Shullazit.”, u shpreh ai

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion