Sulmi ndaj Berishës gjatë protestës, reagon Bardhi: Akt burracak i Ramës, nuk tremb dot askënd
Lajmifundit
/
6 Dhjetor 2022, 14:32
Politikë

Në një status në Facebook, Gazment Bardhi ka reaguar për incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku një person goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha.
Reagimi:
Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar.
Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd.
Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit.



