“I çmendur, marrosur”, Berisha akuza të forta ndaj Beqajt: Pronar së bashku me Ramën i…

Politikë

“I çmendur, marrosur”, Berisha akuza të forta ndaj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm para mbështetësve ka akuzuar Ilir Beqajn dhe Edi Ramën se janë pronarët e sipërmarrjes që rriti 83 herë çmimin për njësi të sterilizuara. Më tej Berisha u shpreh se Rama dhe Beqaj morën qindra e qindra jetë njerëzish sepse në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, spitalet, pavijonet kirurgjikale nuk blinin dot setet kirurgjikale që u nevojiteshin për operacione.

“Ilir Beqaj është pronari së bashku me Edi Ramën i sipërmarrjes së sterilizimit, me të cilën ata rritën 83 herë çmimin për njësi të sterilizuar. 83 herë rritje e deklaruar nga KLSH. Rritje që tejkalon çdo lloj imagjinate. Fituesi i sterilizimit është miku i Edi Ramës, i cili e kishte mahnitur atë për suksesin e tij në Itali me ndërmarrjen e ndërtimit me dy punëtorë të regjistruar. Ilir Beqaj është personi që i caktoi kësaj kompanie të Rrapajt pikët dy herë më të mëdha se kompanisë tjetër. Ilir Beqaj është personi që i dhuroi kësaj kompanie, katin e tërë të spitalit, aparaturën ultramoderne të blerë me taksat e qytetarëve shqiptarë për sterilizimin e mjeteve.

Ilir Beqaj është hajduti i Edi Ramës, i cili i dhuroi falas kësaj kompanie të tij dhe të Edi Ramës, ujin, energjinë elektrike, lokalet. Kurse Edi Rama i çmendur, i marrosur nga vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm kalonte nga studio në studio për të mbuluar krimin e tij të shëmtuar me një gërshërë të thyer dhe pincë me një krah dhe tregonte se ja me çfarë operoheshin, duke bërë idiotin, tutkunin se gërshëra e thyer nuk pret, se pinca me një krah nuk ka dhe nuk përdoren kurrë. Por duhej me çdo kusht të mbulonte vjedhjen e tmerrshme, e cila po tejkalonte të gjitha limitet.


Vetëm në gjysmën e kohës u vodhën 76 milionë euro. Por këta hajdutë xhelatë morën qindra e qindra jetë njerëzish sepse në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, spitalet, pavijonet kirurgjikale nuk blinin dot setet kirurgjikale që u nevojiteshin për operacione. Dhe kush e pësonte? E pësonin të sëmurët. Çdo vit përjashtoheshin minimumi 1 mijë shqiptarë nga domosdoshmëria e operacionit,” tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion