Të ardhurat nga restoranti i Ilir Beqajt, gazetarja: Vlera e faturave deri në 200 mijë euro

Aktualitet

Të ardhurat nga restoranti i Ilir Beqajt, gazetarja: Vlera e faturave deri

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme nga me urdhër të SPAK për abuzim me fondet e BE-së.

Duke u vendosur në krye të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Beqaj ka arritur të ‘fus duart’ te fondet e BE-së në shërbim të restorantit të tij në Kalanë e Tiranës, ‘Gzona’.

Lidhur me këtë gazetarja Ola Xama, tha në një emision televiziv, se sipas përllogaritjeve, vlera e faturave të lëshimit në restorant, kap shifrën 200 mijë euro.

“Sipas përllogaritjeve vlera e faturave të lëshimit arrin vlerën 200 mijë €, ndërkohë po të llogaritet vlera e apartamenteve dhe makinës, mund të kap vlerën e rreth 350 mijë €.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion