Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama pritet me daulle dhe flamuj nga banorët e zonës

Politikë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama pritet me daulle dhe

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shkuan në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet.

Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.

Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.

Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 1 orë e 30 minuta.

Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion