Grabitet me dhunë i moshuari në Elbasan, autorët i marrin paratë

Politikë

Grabitet me dhunë i moshuari në Elbasan, autorët i marrin

Një i moshuar në Elbasan është grabitur me dhunë në Elbasan.

Policia bën me dije se ditën e djeshme, shtetasi T. S., 70 vjeç, ka kallëzuar se në orët e para të mëngjesit të së hënës, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë në banesë, një shumë parash.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, si dhe ka shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas. Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion