Ambasada e SHBA reagon për zjarrin në Kuvend: Thellësisht të shqetësuar!

Politikë

Ambasada e SHBA reagon për zjarrin në Kuvend: Thellësisht të

Ambasadat perëndimore në vendin tonë filluan të reagojnë menjëherë në kor kundër opozitës për aksionin që ndërmori ditën e djeshme në Kuvend, edhe pse ato heshtën pas dënimit politik me burgosje të deputetit Ervin Salianji, pa u bazuar në prova dhe në ligj.

Pas ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, së fundmi ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së, e cila thekson se është “thellësisht e shqetësuar” për atë se çfarë ndodhi ditën e djeshme në Kuvend.

Sipas selisë diplomatike amerikane në Tiranë, akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik, teksa shton se palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

Në një postim në X, Ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të qëndrojë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thuhet në reagim

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion