Godina e Universitetit Politeknik vishet me ngjyrat e flamurit të PD-së
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 21:35
Politikë

Godina e Universitetit Politeknik është mbuluar mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe atë të Partisë Demokratike.
Mbi të është numri 9, numri me të cilin identifikohet Partia Demokratike në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Videoprojektori është ndezur në orën 09:09 minuta të mbrëmjes së sotme.


