U gjet i dekompozuar në ujërat e Shkumbinit, i riu kishte një muaj që ishte larguar nga banesa

Aktualitet

U gjet i dekompozuar në ujërat e Shkumbinit, i riu kishte një

Blutë e Elbasanit kanë dhënë të tjera detaje rreth kufomës së dekompozuar të gjetur në lumin Shkumbin. 

Sipas policisë i ndjeri Eridjon Topi, 28 vjeç vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga shtëpia prej një muaji.

Familjarët e tij nuk kanë patur më kontakte me të. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Elbasan/ Informacion paraprak Në fshatin Jagodin, Elbasan, në lumin Shkumbin është gjetur një kufomë e dekompozuar dhe nga veprimet hetimore rezulton se është shtetasi E.T., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas deklarimeve te familjarve dyshohet se shtetasi vunate nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes .

ME TE LEXUARAT