Gjykata i dha Berishës vulën e PD, Bashës i ikin dy deputetë brenda 24 orëve
Vendimi i Gjykates se Apelit per kalimin e vules dhe logos se PD, tek Sali Berisha ka shkaktuar rrjedhje deputetesh ne kampin e Lulzim Bashes.
Eralda Tase Bano është deputetja e parë e grupimit të Lulzim Bashës që i bashkohet grupit parlamentar të PD-së që drejtohet nga Gazment Bardhi.
“Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.
Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.
Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan deputetja e larguar nga Basha.
Por brenda 24 orëve Bashës i ikën edhe një deputet tjetër. Kreshnik Çollaku ka sinjalizuar levizjen duke shkruar: Jam e mbetem me PD.