Studentët shpallin partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” / “Në qytete e fshatra, për shtetin e së drejtës”

Një grup studentësh në një komunikim për gazetarët kanë shpallur krijimin e një partie të re politike “Të bashkuar për Shqipërinë”.
Partia më e re do të dalë në rrugë të qyteteve dhe fshatrave për të marrë firmat e regjistrimit në KQZ.
Një studente që po lexonte deklaratën u shpreh se kjo parti e dalë nga protesta 180 ditore, do ofrojë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës.
Studentja: Jemi këtu për të lajmëruar krijimin e partisë. Partia Të bashkuar për Shqipërinë. Për 180 ditë kemi treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Partia “Të Bashkuar për Shqipërinë” do u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese për vendosjen e shtetit të së drejtës. Do jemi me ju në qytete dhe fshatra.
Duam të bashkojmë zërat dhe vullnetin e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë premtime ne vendosim standarde. Besimi nuk kërkohet ai fitohet. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standardeve.


