Gazmend Bardhi përfundon në spital

Politikë

Gazmend Bardhi përfundon në spital

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar nga protesta e sotme në Kuvend.

Lajmi është pohuar nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që njoftoi se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar.

I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejtë”, tha Lela.

Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione.

Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku Bardhi ishte protagonist kryesor duke shkulur këmbë karrigesh për të goditur Spiropalin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion