Fushatë online, Rama: 10 mijë punonjës të sektorit të turizmit kanë marrë pagën e luftës
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 08:55
Politikë

Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online, ku liston arritjet e qeverisë së tij gjatë mandatit të dytë. Përmes një Instastory, në formën e një kuici, kreu i qeverisë pyet për numrin e punonjësve që u mbështetën në pagën e luftës, në fushën e turizmit.
Në një tjetër story, Rama ka faktuar se kanë qenë plot 10 mijë punonjës, në 1.214 biznese të sektorit të turizmit, u mbështetën me një shumë prej 0.4 miliardë lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë.


