“Frojdi e quan zilia…”, Berisha analizon Spiropalin: Vuan kompleksin e stadit të tretë që u ndodh vajzave!

Politikë

“Frojdi e quan zilia…”, Berisha analizon Spiropalin: Vuan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një përplasje në Parlament me ministren Elisa Spiropali.

Teksa bëri një ‘skanër’ për ministrat e rinj, Berisha u ndal edhe tek Elisa Spiropali për të cilën tha se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”.


Berisha: Do ti them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit.

Kjo është e njohur tek Edi Rama.

Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat.

ME TE LEXUARAT