“Ke bërë punë në” errësirë” në Greqi”, Braçe ironizon Fredi Belerin: Do të përfitosh nga marrëveshja e...

Politikë

“Ke bërë punë në” errësirë”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend kërkoi që të bëhet një marrëveshje me Greqinë për sigurimet shoqërore. Sipas tij janë rreth 500 mijë shqiptarë, që kanë kontribuar në shtetin fqinj.

Deputeti socialiste nuk la pa ironizuar edhe Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, për të cilin tha se nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe ai, pasi ka bërë punë legale në Greqi.

“Sa kohë kanë punuar ligjshëm dhe kanë paguar sigurime shoqërore atje. Vetëm nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptare, brenda tyre 200 mijë janë larguar në drejtim të Anglisë, Gjermanisë, Suedisë, Kanadasë, Amerikës dhe Anglisë. Secili prej tyre ka kontribuar në Greqi me sigurime dhe duhet të jenë pjesë e një marrëveshje që garanton pagesën e sigurimeve edhe për to

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më sot të gjitha qeveritë i kanë lënë barrën kësaj qeverie, e cila ka kryer dy cikle diskutimi por nuk është në negociata.

Sepse vendi ynë fqinj që është në BE  ende nuk bie dakord me qeverinë shqipëruare për të negociuare një marrëveshje për sigurimet shoqërore.

Kjo nuk është një çështje e marrëdhënieve bilaterale, por është një çështje drejtësie për të gjithë ata shqiptarë që kanë kontribuar në Greqi. Është një çështje e drejtësisë sociale që një vend i BE si Greqia duhet ta garantojë për punëtoret shqiptarë. Unë mendoj se këta shqiptarë e meritojnë këtë marrëveshje me Greqinë, kjo do jetë një përfitim legal edhe për shtetasin Fredi Beleri. Edhe ai ka punuar në Greqi në punë të ndryshme, po flas për punë të ligjshme, jo për ato që ka bërë në errësirë në Greqi”, tha nder të tjera Brace.

 

ME TE LEXUARAT