ONE Albania ofron komunikim falas në roaming për abonentët e prekur nga tërmeti në Marok
Lajmifundit
/
14 Shtator 2023, 11:18
Nga Rrjeti

Ne në One Albania shprehim ngushëllimet tona më të thella për të prekurit nga tërmeti tragjik në Marok.
One Albania mbështet abonentët e saj të prekur nga kjo tragjedi, duke ofruar komunikim falas në roaming (paketa maksimale), deri në datën 23 shtator, për numrat me kontratë dhe ata me parapagesë.
Shpresojmë që në këto ditë të vështira, komunikimi falas t'u vijë në ndihmë abonentëve tanë, për të qenë në kontakt dhe në mbështetje të të afërmve të tyre.