Çfarë i shkroi Edi Rama Albin Kurtit? Mesazhi që kryeministri shqiptar i dha në një letër

Politikë

Çfarë i shkroi Edi Rama Albin Kurtit? Mesazhi që kryeministri

Në një kohë që në mbledhjen e përbashkët të dy Parlamenteve po fliste Ramush Haradinaj, është filmuar një moment që ka bërë kureshtarë të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh në një letër dhe i ka dhënë dikujt nga stafi i Kuvendit që t’ia japë Albin Kurtit, të cilin e kishte disa metra larg.

Letra është lënë në tavolinën e Albin Kurtit, por ky i fundit tepër indiferent nuk e ka hapur letrën, por e ka lënë aty.

Ndërkohë një tjetër detaj që është vënë re është momenti kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është larguar nga Parlamenti.

Kryetarja e Shtetit të Kosovës ka takuar vetëm dy kryetarët e Parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjfuca, por jo dy kryeministrat, Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion