Emrat/ Në Parlamentin e ri shqiptar do të ulen 45 gra dhe vajza

Politikë

Emrat/ Në Parlamentin e ri shqiptar do të ulen 45 gra dhe vajza

Parlamenti i ri i Shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të ketë në përbërjen e tij 45 gra dhe vajza ose 32% të vendeve në kuvend. Disa nga emrat që do t’i bashkohen për herë të parë organit ligjvënës janë Najada Çomo, Luljeta Bozo, Edona Bilali, Pranvera Resulaj etj nga lista e PS, apo Ina Zhupa, Flutura Açka, Andia Ulliri, Zheni Gjergji etj nga lista demokrate.

Madje disa prej tyre si Luljeta Bozo, Edona Bilali apo Enslemvera Zake kanë kryesuar edhe listën e qarqeve te tyre. Deputetja me moshën me të madhe është Luljeta Bozo e PS, inxhinierja e ndërtimit që u bë e njohur veçanërisht pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa deputetja më e re në parlament i përket listës së Partisë Demokratike. 22-vjeçarja Andia Ulliri, u rendit e gjashta në Qarkun e Durrësit dhe arriti të sigurojë 5595 vota individuale. 

Deputetja më e votuar në rang vendi është ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila renditet e shtata me mbi 15,000 vota, e ndjekur nga Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu përkatësisht në vendet 22 dhe 24.

Ndërsa nga demokratët deputetja më e votuar është Grida Duma, e 26-ta në rang vendi. Në të dy kampet nuk mungoi rikonfirmimi i figurave të njohura ne politike si Mirela Kumbaro, Elisa Spiropali, Evis Kushi etj nga kampi i rilindjes, apo Grida Duma, Oriola Pampuri, Dhurata Çupi etj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion