Putin paralajmëron Perëndimin, anija luftarake lëshon raketa supersonike në Detin e Zi

Bota

Putin paralajmëron Perëndimin, anija luftarake lëshon raketa

Raketa e quajtur “Vulkan”, e lëshuar nga kryqëzori rus “Moskva”, goditi një objekt sipërfaqësor në një distancë prej 19 miljesh, gjatë stërvitjes ushtarake të zhvilluar së fundmi në Detin e Zi.
Kjo ngjarje vjen në një periudhë mjaft të tensionuar mes Perëndimit dhe Rusisë, për shkak të frikës së krijuar në Ukrainë nga një pushtim i mundshëm nga Moska.

Putin paralajmëron Perëndimin, anija luftarake lëshon raketa

Një zonë e madhe në Detin e Zi ku është kryer stërvitje u mbyll nga rreth 20 anije ruse, duke bllokuar hyrjen për anijet e huaja, një veprim i cili është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj jave, një anije patrulluese e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u fut në Detin e Zi. Në maj, Britania do të dërgojë dy anije të pajisura me raketa antiajror dhe një fregatë anti-nëndetëse në Detin e Zi./A2CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion