Edi Rama sulmon SPAK-un: Gjyqtarë dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti

Politikë

Edi Rama sulmon SPAK-un: Gjyqtarë dritshkurtër, mendjengushtë e

Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë.

Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar",tha Rama ndër të tjera.

Sipas kreut të qeverisë, e dinte se ky proces historik do të sillte dhimbje në politikë, edhe mes rradhëve të PS.

“I dhamë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë, punët e veta përmes organeve të parashikuara nga reforma në drejtësi dhe të zgjedhura jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje, kontroll apo ushtrim të pushtetit të drejtësisë nga ana jonë, me urdhra nga lart apo me presione rreth e rrotull ose nuk di ça flet ose nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal për një vend kur kurrë, asnjëherë nuk ka pasur pavarësisë të prokurorëve dhe gjykatësve nga cilido pushtet politik.

E kam ditur, dhe të tjerë këtu, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit do të sillte dhimbje dhe do të na bënte edhe dëshmitarë të një lindjeje dhe rritjeje të vështirë të krijesës së një drejtësie të pavarur në shtratin e përgjakur dhe të pistë të drejtësisë që për 100 e kusur vjet nuk qe kurrë as e lirë, as e pavarur dhe e paanshme.

Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik pavarësimi të drejtësisë qoftë kur vijë nga rënia e atryre mes nesh në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo rënia e atyre që hetojnë dhe gjykon të pavarur prej nesh në mëkatin e forcës dispropocionale do të durojmë. Do të durojmë edhe kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se kemi kapur drejtësinë e cila po godet njerëz me pushtet politik.”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT