E papritur në PS-në e Vlorës , Edi Rama shkarkon kryetarin e degës

Politikë

E papritur në PS-në e Vlorës , Edi Rama shkarkon kryetarin e

Kryeministri Edi Rama ka reformuar Partinë Socialiste në Vlorë gjatë takimit me dyer të mbyllura, teksa ka kritikuar kryebashkiakun Ermal Dredha, drejtuesit e Partisë Socialiste, si edhe deputetët e këtij qarku.

Ai ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Vlorë. Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.

Klevis Kaso

E papritur në PS-në e Vlorës , Edi Rama shkarkon kryetarin e

Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të një pjese të mirë të administratës së bashkisë së Vlorës. Ka kritikuar edhe deputetët e qarkut për punën e tyre të deritanishme që lë për të dëshiruar Rama gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të nënkryetarëve të bashkisë së Vlorës. Në mbledhje ka përdorur shpesh edhe tonalitet të lartë duke kritikua rëndë punën e thuajse të gjithëve në sallë.

Mbledhja e sotme me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës u shoqërua me sherr dhe tensione.

Kryeministri ka fshikulluar Ermal Dredhën dhe punën e këtij të fundit Duke shfaqur një sërë pakënaqësish për punën e Bashkisë së Vlorës. Thelbi i gjithë pakënaqësive tek menaxhimi i sezonit turistik, mungesat e ujit të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve si për problematikat por edhe për ofrimin e shërbimit. Rama ka kërkuar dorëheqjen e një sërë drejtuesve të institucioneve në Vlorë të cilat sipas tij nuk janë efikas dhe nuk kanë kryer siç duhet detyrat.

 

 

ME TE LEXUARAT