“Mamica e Kuvendit”/ Noka ofendon Spropalin, kryeparlamentarja: Mos guxo, sikur ke ardhur nga mali

Politikë

“Mamica e Kuvendit”/ Noka ofendon Spropalin, kryeparlamentarja: Mos

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka debatuar në seancën plenare me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropalin.

Pjesë nga debati: 

Flamur Noka: Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm. Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…

Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur.

Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.

Elisa Spiropali: Mos guxo, sikur ke ardhur nga mali, do të të përjashtoj…

 

.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion