E FUNDIT/ Nis protesta e PD, qytetarët marshim nga sheshi "Skënderbej" drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit"

Politikë

E FUNDIT/ Nis protesta e PD, qytetarët marshim nga sheshi

Me pankarta në duar qytetarë të shumta i janë drejtuar Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit" nga sheshi "Skënderbej.

“Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestusit

Ndërkohë kujtojmë se është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.

Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre të rëndësishme.

Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.
Në këtë samit, pritet të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

 

ME TE LEXUARAT