U plagos më aksion në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi i intubuar dhe bëhet operacion, ja si paraqitet gjendja

Aktualitet

U plagos më aksion në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi i

Ky është momenti kur 36-vjeçari Edison Adri, efektivi i Shqiponjave që mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e Violand Braçellari në Maliq, transportohet me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Adri u plagos në krye të detyrës, ku bashkë me efektivin që ndërroi jetë Enea Mekollin, ishin duke lokalizuar autorin e shpallur në kërkim në zonën e Lozhanit.

Gjendja e efektivit të policisë që u plagos në Maliq, Edison Adri paraqitet stabël, por do t’i nënshtrohet një operacioni.

Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka iku edhe gjuha.

Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do futet në sallën e operacionit, por gjendja është tashmë e stabilizuar.

“Efektivi erdhi me helikopter. Parametrat janë në normë. Është stabil dhe sapo u fut në sallë, do intubohet. Po bëhet vlerësimi i dëmtimeve të gojës dhe qafës”, u shpreh mjeku i Traumës.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion