Giorgia Meloni mbërrin në Samit: Shqipëria mund të mbështetet tek Italia

Politikë

Giorgia Meloni mbërrin në Samit: Shqipëria mund të

TIRANË

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Ajo është pritur nga Edi Rama i cili i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë mes tyre.

Meloni, mbajti edhe një prononcim për gazetarët, duke u shprehur se është e nevojshme që të përshpejtohen procedurat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë.

“Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin  e Rusisë për Ukrainës.

Është e rëndësishme të përforcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Sigurinë kibernetike.

Çështje të tjera që Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, për Roaming dhe çështje të tjera. Mund të mbështeteni për këtë tek italian” tha Meloni.

ME TE LEXUARAT