Dorëheqja si kryetar i PD? Ja kur pritet të thyejë heshtjen Lulzim Basha

Politikë

Dorëheqja si kryetar i PD? Ja kur pritet të thyejë heshtjen

Burime për Top Channel bëjnë me dije se brenda javës kreu i PD Lulzim Basha pritet të shprehë pozicionin e tij për postin e kryetarit.

Vendimmarrja pritet të bëhet publike pas kërkesës së grupit që i kërkon dorëheqjen prej disa ditësh pasi humbi zgjedhjet.

Kujtojmë se janë një grup demokratësh që kërkojnë dorëheqjen e Bashës pas humbjes në 25 prill.

Në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit.

Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor.


Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion