"Do të shtohen trupat nga ajri dhe toka", Peleshi reagon sërish për zjarret në vend

Politikë

"Do të shtohen trupat nga ajri dhe toka", Peleshi reagon

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagon sërish lidhur me situatën e vështirë të krijuar në vend nga zjarret. Në Facebook, ai shkruan se mbi 300 mijë letra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburinit për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

"Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri.

Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin.


Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.", shkruan Niko Peleshi.

ME TE LEXUARAT