Dje vrau vëllanë, sot i shkoi në varrim! Familjarët lajmërojnë policinë, del video e arrestimit të 26-vjeçarit

Politikë

Dje vrau vëllanë, sot i shkoi në varrim! Familjarët

Policia ka publikuar videon e arrestimit të Florjan Tonuzit, 26-vjeçarit të akuzuar se vrau vëllanë e tij një ditë më parë, ngjarje e ndodhur në Maqellarë të Dibrës. Autori u kap rreth dy kilometra larg shtëpisë së tij.

Mësohet se ai kishte shkuar të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij, por familjarët që e kanë diktuar kanë lajmëruar Policinë. Pasi ka parë forcat e policisë, autori i dyshuar ka tentuar të largohet duke ikur me vrap.

Ai u fsheh në një banesë të vjetër, ndërsa në aksionin për arrestimin e tij u përfshi edhe FNSH Shkodër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion