SPAK shpall pretencën, kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo

Aktualitet

SPAK shpall pretencën, kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën dhe kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie.

Dënimi u shpreh prokurorja e SPAK, të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Lidhur me këtë dosje, raporton gazetarja Anila Hoxha, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën. Ish Gjyqtari Kushtetues u shkarkua kënga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

ME TE LEXUARAT