Deklarata e Blinken, Yuri Kim: Korrupsioni dëmton sigurinë kombëtare, të vendosur tek llogaridhënia

Politikë

Deklarata e Blinken, Yuri Kim: Korrupsioni dëmton sigurinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yur Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dhënë zë, deklaratës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinke për sa i përket korrupsionit.

Kim nga deklarata e plotë e Blinken ka zgjedhur të ndajë një paragraf ku theksohet se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë.

Duke cituar Blinken, ambasadorja Kim sqaron se kjo është arsyeja pse SHBA është e përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm.


“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ” thuhet në citimin e Blinken.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion