Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon, edhe pse u hoqën koshat

Politikë

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur sërish alarmin për një tjetër problem që, sipas tij, po rëndon jetën e qytetarëve në Tiranë: bllokimin e korsive të emergjencës në zonën e Unazës.

Në një video-postim të publikuar sot, Braçe shfaqet duke udhëtuar me makinë, ndërsa tregon sesi autobusi urban nuk mund të lëvizë në korsinë e dedikuar, pasi ajo është e pushtuar nga automjete të tjera. Si pasojë, autobusi detyrohet të kalojë në krah të makinave private, duke humbur funksionin e linjës së veçantë.

Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

“Në Unazë, duke vëzhguar korsinë e re për autobusë, taksi, ambulancë, zjarrfikës, Polici!
Shiheni, nuk funksionon!
Edhe koshat u hipën mbi trotuar, por përsëri korsia është e zënë dhe autobusi është në rrugë!

Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!
Duhet rimenduar zgjidhja, edhe për trotuaret, edhe për këmbësorët, edhe për plehrat, edhe për shërbimet, edhe për shërbimmarrësit!”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion