“Nuk na përfaqësoni!”/ Protesta e 53-të kundër qeverisë dhe Edi Ramës, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Dorëheqje!
Lajmifundit
/
22 Korrik 2026, 22:13
Aktualitet

Me thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe kundër klasës politike, qytetarët kanë zhvilluar protestën e 53-të radhazi në kryeqytet, duke vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.
Protestuesit nisën marshimin nga sheshi para Kryeministrisë drejt disa prej akseve të qytetit, duke përsëritur thirrjet që janë bërë tashmë pjesë e protestës: “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Dorëheqje!”.
“Nuk na përfaqësoni!” dhe “Shqipërinë e kemi ne!” ishin disa nga mesazhet e tjera që shoqëruan marshimin e mbrëmjes së 53-të, drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit.


