Borrell viziton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet arsyeja e fortë

Politikë

Borrell viziton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë në datat 15-16 mars dhe Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars, njoftoi zyra esShtypit e BE.

Këto vizita do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim-Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që në Tiranë dhe Shkup zhvillohen Këshillat përkatës të Stabilizim-Asociimit.

Duke filluar me Shqipërinë më 15 mars, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS.

Pasdite, Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një bashkëshkëmbim me përfaqësues të Rinisë.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të të Stabilizim-Asociimit BE-Maqedoni e Veriut të premten, më 17 mars.

Maqedonia e Veriut këtë herë do të kryesojë Këshillin dhe do të përfaqësohet nga kryeministri Kovaçevski. Komisioneri Várhelyi do të përfaqësojë Komisionin Evropian. Këshilli do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp rreth orës 11:30 që do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS.

Gjatë vizitës së tij, Borrell do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, duke përfshirë Presidentin Stevo Pendarovski, Ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe Kryetaren, Zëvendëskryetarët, Koordinatorët e Partive Politike dhe Kryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane - Komisioni për Çështjet evropiane të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion