Zarfi i Zi/ Olta presion produksionit? Aktorja: Po doli Qetsori, dal edhe unë

Showbiz

Zarfi i Zi/ Olta presion produksionit? Aktorja: Po doli Qetsori, dal edhe

Zarfi i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ ka turbulluar ujërat. Banorët po hamendësojnë se cili prej tyre ka thyer rregullat e se çfarë penaliteti mund të marrin nga Vëllai i Madh.

Në momentin që mësuan për zarfin, Olta u shpreh se mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi kanë diskutuar për nominimet.

Më pas, gjatë ditës ajo e përforcoi këtë mendim. Në një moment, ajo i bëri të ditur Qetsorit se nëse ai del nga shtëpia, do dalë edhe ajo.

Kjo nuk e bindi aspak Qetsorin i cili tha se këto janë vetëm fjalë e se nuk ka nevojë për premtime të tilla.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Oltës u bë në formë presioni për produksionin, apo aktorja do e bëjë vërtetë atë që thotë.

BISEDA:

Olta: Qetësor, po dole ti sot nga shtëpia largqoft, të jap fjalën se dal edhe unë, fjalë burrash.

Qetsor: Lëri këto burrni për mua, se po dole rrugë e mbarë..

Olta: Po dole ti për fajin tim, të jap fjalën se unë do dal nga shtëpia.

Qetsor: Po ku e ndan ti fajin? Se aty mund të mos e pranosh.

Olta: Do jetë evidente video.

Qetsor: Posi, posi.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion