Momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset vertikalisht në mur

Aktualitet

Momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset

Janë publikuar pamje të reja të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës.

Pamje e siguruara nga gazetari i Klan News, Spartak Koka hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit nga goditja e guardrail, deri tek goditja vertikale e mjetit në murin ndarës të nënkalimit.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës.

Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim.

Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion