FOTO/ Protestuesit presin mbylljen e Kuvendit, u zënë “pritë” deputetëve me vezë para godinës!

Ndërsa seanca plenare në Parlament po shkonte drejt fundit, ku u kalua në votim të përshpejtuar për shkak të tensioneve dhe bllokimit të foltores nga opozita, qytetarët janë ulur në afërsi të Kuvendit dhe po presin daljen e deputetëve.
Ata u kanë zënë pritë duke renditur “armët” e tyre para hyrjes së institucionit.
Ashtu si edhe paradite ata kanë marrë me vete vezë për t’i hedhur në drejtim të deputetëve pasi ashtu siç e kanë artikuluar ligjvënësit nuk i përfaqësojnë, por përfaqësojnë krimin e organizuar.

Ajo që ka rritur më tej pakënaqësitë kanë qenë 11 shoqërimet që policia ka bërë më herët, ku i fundit, Edison Lika u prangos teksa ishte live në intervistë për News 24.



