Berisha: Rama dështoi të bënte pazar me Veliajn, prisni dhe shihni tani!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e dërgoi në Gjykatën Kushteutese vendimin për shkarkimin e tij pasi nuk pranoi të bënte Pazar me Kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli. Pasi bëri lloj përpjekje që Veliaj të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses. Duket se dështoi. Duket se Veliaj nuk pranoi.
Sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1, kukulla e Ramës në Presidencë do të firmosë për datën e zgjedhjeve. Tani të garantoj që opozita, sot në këtë moment që flasim, ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit.” tha Berisha.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Sonila Bejtja.
Ky zhvillim vjen pasi këtë të hënë, pasi ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nisi betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke depozituar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.


