Kush është noterja Sanja Telhallari, iu sekuestrua vila e 17 pasuri me vlerë 3 milionë euro, u grabit dy herë

Aktualitet

Kush është noterja Sanja Telhallari, iu sekuestrua vila e 17 pasuri me

Policia e Tiranes deklaroi diten e sotme se 3 milionë euro pasuri i janë sekuestruar ditën e sotme noteres, Sanja Telhallari.

Asetet e sekuestruara me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale. Asetet e sekuestruara në emër të notetes janë 13 pasuri të paluajtshme si dhe 5 llogari bankare. 

Kush është noterja Sanja Telhallari?

Kush është noterja Sanja Telhallari, iu sekuestrua vila e 17 pasuri me

Pak kohe me pare ajo foli edhe ne media, ne lidhje me transaksionet e pasurive, blerjet e banesave dhe pronave te ndryshme ne Tirane teksa theksoi se zona e aktivitetit te saj eshte ne Astir.

Noterja nuk është një emër i panjohur për mediat apo për autoritetet në vend. Kjo për shkak se ajo ka rënë pre 2 herë e grabitjeve në të shkuarën.

Vetëm 2 muaj më para, noteres i kanë hyrë në banesën e saj, në vilën në zonën e "Rolling Hills" me vlerë mbi 1.5 milionë euro. Autorët i kanë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro, citon dosja.

Kush është noterja Sanja Telhallari, iu sekuestrua vila e 17 pasuri me

Por kjo nukë shtë hera e parë që noterja përballet me grabitje. Pasi dy vite më parë në zonën e Astirit, një person t'i grabisë makinën luksoze tip "Mercedes G Class".

Telhallari ishte asokohe e ulur në një lokal me bashkëshortin e saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe vrapoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë. Noterja dhe i shoqi e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia. Në pranga lidhur më atë ngjarje u vu një 28-vjeçar.

ME TE LEXUARAT