Berisha për listën e PS: Kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistët famëzinj!

Kreu i PD, Sali Berisha në një takim virtual me ndjekësit në Facebook ka komentuar listat e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se lista që do të garojë në këto zgjedhje përbëhet sipas tij nga persona të lidhur me krimin.
"Shkurtimisht, grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda Spak-u, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme. Simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla. Grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj as moral, mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. Vendosen në lista, sepse njëri i thotë se Rama është Zeus, se tjetra thotë se, Rama është 10 hapa para.
E treta thotë, është brand botëror. Pra, lista e turistëve, është lista, duhet ta themi haptas, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë. Sepse, çfarë ndodh?
Këta vijnë e shkojnë. Marrin një mandat, rrinë 4 vjet, vazhdojnë punën e tyre dhe merr një grup turistësh tjerë, i sjell, i merr dhe këta i quan fasada, i quan meremetim, këta i quan ripërtëritje.
Po ripërtëritja nuk është një proces turistik", tha Rama.


