Sherr mes dy të rinjve në Tiranë, polici tenton t'i ndajë në mes të rrugës!

Aktualitet

Sherr mes dy të rinjve në Tiranë, polici tenton t'i

Një video që ka bërë xhiron e rrjetit tregon momentin kur dy të rinj përfshihen në një sherr të dhunshëm në mes të rrugës në Tiranë.

Në pamjet e publikuara, dy të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe madje edhe me skafandër, ndërkohë që një efektiv i policisë rrugore përpiqet të ndërhyjë për të ndaluar konfliktin, por nuk ia del.

Pavarësisht përpjekjeve të policit, përplasja vazhdon me intensitet, ndërsa njëri prej të rinjve shfaq gjithashtu agresivitet të shtuar. Ende nuk dihet shkaku i këtij konflikti, as nëse të rinjtë janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes./ shqip

https://www.facebook.com/share/v/12DJjtCS6pv/

 

ME TE LEXUARAT