Berisha: Pas foltores së parë që shpëtuam PD-në, kjo është foltorja e jetës sime

Politikë

Berisha: Pas foltores së parë që shpëtuam PD-në, kjo

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Rrëshen ku po zhvillohet foltorja e dytë. Berisha e ka cilësuar foltoren e dytë si foltoren e jetës së tij dhe të demokracisë. Sipas tij po bëhej çdo gjë që Shqipëria të ishte pa opozitë ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se është armik i shqiptarëve me atë që i ka bërë veriut gjatë qeverisjes së tij.

“Ështe foltorja e jetës time, është foltorja e demokracisë, për familjen, për Shqipërinë. Ne qoftë se në foltoren e parë ne së bashku dhe se harroj kurrë pritjen tuaj, ne shpëtuam Partinë Demokratike. Po bëhej gjithçka qe Shqipëria të jetë pa opozitë.

Po bëjnë gjithçka që opozita të jetë stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar, e një armikut të egër të familjes shqiptare i cili quhet Edi Rama. Në histori nuk ka një pushtues mizor, nuk ka një diktator, regjim që të ketë bërë shqiptarët në 10 vite sa Edi Rama”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT