Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se më 12 mars do të organizohet protesta e radhës e opozitës.

Në fund të fjalimit të tij nga foltorja me qytetarët në Durrës Berisha tha se protestuesit do të mblidhen para Parlamentit.

“Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti sepse është gjyqi i Edi Ramës dhe Ballukut”-u shpreh Berisha.

Protesta e fundit e opozitës ishte të shtunën e 28 shkurtit, ku u shoqërua me tensione të shumta, molotovë si dhe u sulmua ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, akt që u shoqërua me një valë reagimesh./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion