Franca mobilizon avionët luftarakë në Al-Dhafra/ Macron: Do të mbrojmë qytetarët në Lindjen e Mesme

Bota

Franca mobilizon avionët luftarakë në Al-Dhafra/ Macron: Do

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim drejtuar kombit lidhur me luftën në Iran dhe pasojat e saj. Franca u zotua të mbrojë shtetasit e saj dhe bazat në Lindjen e Mesme.

Macron u shpreh se Franca do të rrisë pozicionin e saj mbrojtës në Lindjen e Mesme dhe se do të mbështesë vendet në rajon të synuara nga Irani si hakmarrje, për sulmet izraelito-amerikane.

Franca kishte vendosur avionë luftarakë Rafale mbi Emiratet e Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj detare dhe ajrore. Po ashtu Franca ka qindra personel të marinës, forcave ajrore dhe ushtrisë të vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Avionët e saj Rafale janë të stacionuar në bazën Al-Dhafra pranë Abu Dhabit.

“Këto Rafale dhe pilotët e tyre janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e objekteve tona”, tha ministri i jashtëm i Francës, në përgjigje të një pyetjeje mbi veprimet franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë fundjavës për të neutralizuar dronët iranianë./Ora

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion