Berisha: Ne do u kthejmë paratë qytetarëve, askush nuk do të marrë nën 200 euro

Politikë

Berisha: Ne do u kthejmë paratë qytetarëve, askush nuk do të

Demokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli në lidhje me programin e PD-së.

Berisha u shpreh se PD ka një program me të cilin synon që paratë, taksat që qytetarët paguajnë t’ua kthejmë një pjesë të mirë të tyre. Sipas tij me ardhjen e PD-së në pushtet ata do ta bëjnë pensionin me minimumin jetik 200 mijë lekë dhe do rriten me 20%. Ai tha se do të aplikojnë Kartën e Konsumatorit.

"Kemi një program me të cilin synojmë që, paratë, taksat që ju paguani, t’ua kthejmë një pjesë të mirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse atë që bëjnë qeveritë e të gjitha vendeve të lira. Një qeveri që zgjidhet nga qytetarët dhe e di se, është përgjegjëse para tyre, çdo vit kur ndan buxhetin, zërin e parë e ndan për rroga, pensione. Pastaj, e ndan për shkollat, kopshtet, spitalet, qendra shëndetësore, etj. me radhë. 143 mijë lekë ishte pensioni mesatar në vitin 2013. 138 mijë ishte në Mal të Zi. Qeveria e Malit të Zi, çdo vit buxhetin e ndante. Një pjesë rrogëtarëve, një pjesë pensionistëve, pjesë tjera, siç thashë.

Dhe sot, pensionisti i Malit të Zi merr 450 mijë lek pension. Sot, pikërisht për këtë që thashë, qeveria u kthen qytetarvë taksat që u ka marrë. Paratë janë të qytetarëve. Në Maqedoni, pensioni sot është 390 mijë lekë, në Serbi është mesatari, 405 mijë lekë, dhe Kosova e ka pensionin më të lartë se ne. Kurse këta, e lanë aty. Jo vetëm e lanë aty. E rritën nga 143 mijë, në 172.

Një rritje krejtësisht e parëndësishme, sepse çmimet: buka u dyfishua, mishi u dyfishua, qumështi u dyfishua, domatet u dyfishuan, specat u dyfishuan. U mbidyfishuan çmimet. Dhe faktikisht, sot, për të patur, për të blerë ato që blihen me pension në vitin 2013, duhet kesh një pension 390 mijë lekë. Ky, i vuri kapak vitet e fundit. Sivjet, në janar pruri 8 mld, të gjitha taksat tuaja, në tavolinë dhe tha tani, për pensionistët 16 milionë euro.

Gjë e turpshme. Mos të kesh respekt, për 760 mijë burra dhe gra që janë shkri për të prurë Shqipërinë gjer këtu. Duhet të kesh një urrejtje të papërmbajtur njerëzore t’i trajtosh në këtë mënyrë. 16 milionë. Ne kishim dërguar prej 1 viti e gjysmë ligjin për 200 euro pensioni minimal. Jo, tha kjo na çon në humnerë. Nuk çon në humnerë, përkundrazi, e bën shoqërinë më të drejtë, e bën qeverisjen më të moralshme dhe është një detyrim ligjor dhe kushtetues. Ne e nisim këtu. Ne u rikthejmë paratë qytetarëve. Nuk do të ketë shqiptar që të marrë ndën 200 euro", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT