Marrëveshja me Italinë, mbërrijnë në Portin e Shëngjinit 15 emigrantë!

Aktualitet

Marrëveshja me Italinë, mbërrijnë në Portin e

Në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur 15 emigrantë të cilët sipas marrëveshjes me Italinë. Anija italiane është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të dërgohen më pas në kampin e Gjadrit nën masa të rrepta sigurie.

Rreth tre javë më parë në kampin e Gjadrit, i cili tashmë shërben si qendër riatdhesimi, u vendosën 40 emigrantë, të cilëve iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Itali. 16 prej tyre, u raportua fillimisht disa ditë më parë se mungonin në qendër, ndërsa më vonë u njoftua se janë riatdhesuar drejt vendeve të tyre të origjinës.

Deputetja e Partisë Demokratike italiane, Rachele Scarpa, e cila ishte një nga ato që denoncoi "zhdukjen" e 16 emigrantëve nga Gjadri, foli më 29 prill lidhur me gjendjen e emigrantëve në këtë qendër. Deputetja italiane rrëfeu se për një periudhë rreth dy javore janë regjistruar 35 tentativa për vetëvrasje dhe vetëplagosje.

Ajo e ka konsideruar kampin si të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e personave që ndodhen aty. Scarpa është shprehur se 16 nga emigrantët janë kthyer në Itali, pasi sipas saj janë konsideruar në rrezik për jetën dhe të papërshtatshëm për të qëndruar aty. 

 

ME TE LEXUARAT