Fotot/ Si ka ndryshuar pamjen Florenc Çapja pas 8 vitesh në Dubai....

Aktualitet

Fotot/ Si ka ndryshuar pamjen Florenc Çapja pas 8 vitesh në

I shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja, u ekstradua pasditen e kësaj të premte nga Dubai.

Vihet re një ndryshim në pamjen e 44-vjeçarit, i cili prej 8 vitesh i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe. Ndryshimi është i madh në raport me një foto të vjetër të tij, që Policia e Shtetit dispononte, kur e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tashmë duket me flokët e rëna dhe me mjekër.

Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan.

44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale

"Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, sqaron policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion