Elona Lalaj emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë Bashkiake të Tiranës!

Aktualitet

Elona Lalaj emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë

Një grua do të marrë drejtimin e Policisë Bashkiake të Tiranës.

Elona Lalaj do të jetë drejtoresha e re e Përgjithshme Policisë Bashkiake të kryeqytetit. Lalaj u prezantua nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. 

“Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranë. 

ME TE LEXUARAT