Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nuk jemi përkushtuar si duhet, nga sot të gjithë duhet të ...

Nga mbledhja me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar strukturat drejtuese të partisë, duke theksuar se organizimi duhet të jetë prioriteti kryesor.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike është një forcë e madhe politike, por sipas tij, nuk është investuar sa duhet në organizimin e brendshëm dhe në forcimin e strukturave në terren.
“Kryefjala është organizimi dhe vetëm organizimi. Ne jemi parti e madhe, por kemi pasur një problem në shkallën e organizimit,” deklaroi ai.
Berisha theksoi se të gjitha nivelet drejtuese të PD, nga kryetarët e degëve deri te strukturat bazë, kanë detyrë të përqendrohen në riorganizimin e partisë.
“Sot dhe çdo ditë detyra kryesore është riorganizimi i kësaj partie, nga seksionet deri te drejtimet kryesore,” tha ai, duke shtuar se kjo është e domosdoshme për përballimin e situatës politike.
Ai gjithashtu komentoi situatën politike në vend, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ndodhet në një pozitë të vështirë dhe sipas tij, opozita duhet të jetë e përgatitur për zhvillimet e ardhshme.


