Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, Apeli jep sot vendimin për ish-kryeministrin

Politikë

Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, Apeli jep sot vendimin

Sot, mbahet seanca e radhës në Apelin e Posaçëm për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.

Seanca, ku të pranishëm ishin avokatët e ish-kryeministrit, përfundoi rreth orës 11:00, ndërkohë që në orën 15:30 pritet të jepet vendimi.

I pyetur nëse Berisha rrezikon mandatin e deputetit, duke mos u paraqitur në Kuvend, avokati Genc Gjokutaj drejtoi gishtin te kryeministri Edi Rama. “Ky është skenari i kryeministrit”, tha Gjokutaj.

“Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30”.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga data 30 dhjetor, nën akuzë për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kërkon të marrë pjesë si deputet në seancat plenare në Kuvend

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion