Berisha ironizon Ramën: Në vend të transparencës paraqet vallet e Ballukut e Lamborghinin! Ku janë 120 milionë?

Politikë

Berisha ironizon Ramën: Në vend të transparencës paraqet

Gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Fier, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i mungon një vizion i qartë politik, nuk ofron transparencë dhe shmang ballafaqimin publik.

Ai deklaroi se, në vend të një debati të hapur dhe të ndershëm, Rama zëvendëson diskursin politik me shfaqje si kërcimet e Belinda Ballukut, britmat e Ogerta Manastirliut dhe së fundmi, me shfaqjen mediatike të Lamborghinit të Noizyt.

Berisha deklaroi se 11 Maji është fundi politik i Edi Ramës.

“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ati ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë?

Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon?

Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion